Tha se njerëzit shpenzojnë sepse kanë, profesori i Parisit i reagon Kurtit: Këto përralla nuk i kanë hije kësaj qeverie

Aktuale

Tha se njerëzit shpenzojnë sepse kanë, profesori i Parisit i reagon Kurtit: Këto përralla nuk i kanë hije kësaj qeverie

Nga: M.L. Më: 23 shkurt 2022 Në ora: 16:49
Nezir Kraki

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dje në Kuvend tha se njerëzit shpenzojnë, sepse kanë të shpenzojnë.

Këtë deklaratë e bëri, në momentet kur diskutohej, për rritjen e çmimeve në vend.

Kështu Kurti tha se nuk është mundur të shpenzosh nëse nuk ke çka të shpenzosh.

Sipas kryeministrit, qytetarët shpenzojnë sepse besojnë që do të vazhdojnë të kenë në mënyrë që të shpenzojnë edhe në të ardhmen.

“Njerëzit shpenzojnë vetëm sepse kanë çka të shpenzojnë, pra nuk është e mundur të shpenzosh nëse nuk ke çka të shpenzosh. Ka një arsye tjetër pse njerëzit shpenzojnë, jo vetëm pse thjesht kanë, por njerëzit shpenzojnë kur besojnë se do të vazhdojnë të kenë, përndryshe nuk shpenzojnë. Ky do të mund të edhe njëfarë lloj definicion i shpresës në kuptimin e saj në ekonominë e tregut. Pra njerëzit shpenzojnë, sepse kanë të shpenzojnë, por mbi të gjitha, njerëzit shpenzojnë sepse besojnë që do të vazhdojnë të kenë në mënyrë që të shpenzojnë edhe në të ardhmen. Pra, njerëzit më parë shpenzojnë sesa kursejnë kur kanë shpresë, kur besojnë se e ardhmja është më e mirë se e tashme, kur besojnë se ditët e ardhshme s’do të jenë të errëta, por më të ndritshme sesa këto të tashmet”, tha dje kryeministri Kurti.

E këtë deklaratë e ka komentuar në një postim në Facebook, profesori i Universitetit të Parisit, Nezir Kraki.

Ai ka thënë se njerëzit në vende si Kosova kanë ne shume raste më shumë shpenzime sesa të hyra, prandaj janë në borxhe e kreditë me mijëra familje.

Nuk është plotësisht e vërtetë që njerëzit shpenzojnë sepse kanë.

Njerëzit në vende si Kosova kanë ne shume raste më shumë shpenzime sesa të hyra, prandaj janë në borxhe e kreditë me mijëra familje.

Është logjike e pakapshme të mendohet se njerëzit shpenzojnë veç sa kanë, apo shpenzojnë sepse e dinë që do marrin prapë”, ka vlerësuar Kraki.

Sipas tij, në Kosovë askush s’e ka të sigurt rrogën e ardhshme, sidomos në sektorin privat.

“S’ka kontrata normale të punës e as mbrojtje për punëtorët.

Thjesht, njerëzit shpenzojnë se shpirti duhet me u mbajt me diçka e fëmijët me u ushqy me diçka. Njerëzit në Kosovë shpenzojnë qysh edhe jetojnë: Për mbijetese, pa guxu me e imagjinu t’ardhmen.

Krejt tjerat janë përralla e formula fjalësh që nuk i kanë hije kësaj qeverie”, ka përfunduar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat