Kur pritet të shqyrtohen masat anti-Covid? Flasin nga Ministria e Shëndetësisë

Aktuale

Kur pritet të shqyrtohen masat anti-Covid? Flasin nga Ministria e Shëndetësisë

Më: 23 shkurt 2022 Në ora: 18:40
Ilustrim

Pas rënies së rasteve me COVID-19, gjatë kësaj jave pritet që të bëhet analiza e përgjithshme e situatës epidemiologjike nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë.

Pas kësaj analize, pritet edhe një takim për t’i diskutuar hapat në vazhdim.

Kështu thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Shëndetësisë.

“Gjatë javës mekanizmat anti-COVID-19 do ta marrin analizën e përgjithshme të situatës epidemiologjike që bëhet nga IKSHPK, për t’u takuar dhe diskutuar për hapat me tej, konform indikatorëve që do të nxjerr kjo analizë”, thuhet në përgjigjen e ministrisë për mediumin.

Po ashtu, zyrtarët e ministrisë kanë deklaruar se situata sa i përket COVID-19 në Kosovë është duke u përmisuar.

Por, megjithatë, sipas tyre kjo nuk do të thotë që duhet ulur kujdesin.

“Situata epidemiologjike në Kosovë sa i përket COVID-19 është në përmirësim e sipër dhe kjo tregohet përmes numrit më të vogël të rasteve me COVID-19 dhe uljes së ngarkesës spitalore”, thonë nga MSH.

“Megjithatë, kjo nuk duhet të përcillet me ulje të kujdesit ndaj COVID-19 dhe as me ulje të interesimit për qytetaret për t’u vaksinuar”.

Ndërkohë, të martën e 23 shkurtit, janë shënuar 3 raste të vdekjes si pasojë e infektimit me Coronavirus, teksa 257 raste dolën të jenë pozitive.

Të shëruar brenda të së njëjtës datë ishin 593 pacientë.

Ndërsa aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë është 3,057. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat