​AAK do të votojë kundër Kodit Civil

Aktuale

​AAK do të votojë kundër Kodit Civil

Më: 23 shkurt 2022 Në ora: 20:23
Kuvendi i Kosovës

Grupi parlamentar i AAK-së është deklaruar se do të votojë kundër miratimit në parim të Kodit Civil, i cili përmban edhe pjesën sipas së cilës do të lejoheshin martesat brenda së njëjtës gjini.

AAK e vlerëson të parakohshëm miratimin e Kodit Civil duke thënë se kanë pranuar kërkesa të shumta kundër votimit “pro” për Kodin.

“Si përfaqësues të popullit dhe pas kërkesave të shumta që kemi marrë nga elektorati ynë, miratimi i një baze të tillë ligjore, vlerësohet i parakohshëm”, thuhet në komunikatën e GP të AAK-së.

Pasditen e sotme edhe komunitetet fetare dolën me deklaratë të përbashkët kundër miratimi të këtij Kodi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat