Abdixhiku i uron mirëseardhje Xhafer Gashit, paralajmëron reformë në LDK

Aktuale

Abdixhiku i uron mirëseardhje Xhafer Gashit, paralajmëron reformë në LDK

Nga: M.L. Më: 25 shkurt 2022 Në ora: 19:57
Xhafer Gashi dhe Lumir Abdixhiku

Lidhja Demokratike e Kosovës, i ka uruar mirëseardhje kryetarit të Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, në strukturat e saj.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku nëpërmjet një postimi në Facebook, tha se së bashku me anëtarë të Kryesisë, deputetë e struktura të Lidhjes Demokratike të Kosovës, i uruan mirëseardhje Gashit.

Ai, së bashku me 1017 anëtarë të tjerë, u bënë anëtarët më të rinj të familjes sonë politike.

LDK në rradhët e veta shton një aset të jashtëzakonshëm politik; një patriot të ditëve të rënda e një kryetar me mbështetje të vulosur në Obiliq. Qytetarët e Obiliqit ndërsa, do të kenë gjithë mbështetjen e LDK-së në qeverisjen lokale; e zërin e artikuluar politik në rrugëtimet tjera përpara”, shkroi Abdixhiku në Facebook.

Ai shtoi se LDK është në proces të reformimit, strukturimit e organizimit më të mirë në të gjitha nivelet e saj.

Reforma është zëri i anëtarësisë sonë. Obiliqi, së bashku me 10 degë të tjera, me propozim të Kryesisë e me vendim final të Këshillit të Përgjithshëm është dërguar në zgjedhje të parakohshme. Ky proces po bartet nga Komisionet Koordinuese, me regjistrime të anëtarësisë, hapje, bashkim, e demokratizim të plotë të partisë. Në këtë proces jetik për organizimin tonë në themel, do t’i hapim dyert për të rinjtë e të rejat, burrat e gratë e vendit, që ndajnë bindje të njëjta politike e programore me LDK-në. Janë të mirëseardhur të gjithë!

Ardhja e Xhafer Gashit me qindra anëtarë të rinj, është tregues i besimit të shtuar në LDK tek të gjithë. Këtë besim do ta kultivojmë në vazhdimësi.

Mirë se erdhe Xhafë!

Na priftë e mbara”, përfundoi Abdixhiku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat