Kurti në samitin për Ballkanin Perëndimor flet për situatën ekonomike në vend

Aktuale

Kurti në samitin për Ballkanin Perëndimor flet për situatën ekonomike në vend

Më: 28 shkurt 2022 Në ora: 08:54
Albin Kurti

(E plotësuar 11:43) - Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot është duke marrë pjesë në Samitin për Investime në Ballkanin Perëndimor 2022, në Londër.

Ai, para këtij paneli, ka folur për situatën e ekonomisë në vend dhe për prioritetet që ka Qeveria në këtë aspekt.

Kurti, në fillim të fjalimit ka përmendur Ukrainën, duke thënë se e mbështesin këtë shtet dhe se qëndrojnë pranë shteteve aleate të BE-së dhe botës që e kundërshtojnë agresionin rus.

“Kosova ka një numër të madh të të rinjve, shumica e tyre flasin rrjedhshëm gjuhën angleze dhe gjermane. Ne si qeveri kemi punuar në mbështetjen dhe përkrahjen e tyre në ekonomi, kjo duke investuar dhe duke ndarë bursa në fusha si ajo e shkencave kompjuterike”, ka thënë Kurti.

Kurti deklaroi se për nëntë muaj e parë të qeverisjes së tij, vendi pati një rritje ekonomike.

“Patëm një menaxhim të mirë me pandeminë COVID-19, patëm vaksinim të shpejtë të popullit, i përdorëm vetëm vaksinat AstraZeneca dhe Pfizer, edhe pse pandemi patëm një përparim të shpejtë të ekonomisë, patëm investime edhe nga diaspora jonë, po ashtu patëm edhe rritje të eksporteve”, ka thënë Kurti.

I pari i ekzekutivit kosovar ka theksuar se prioritet i tyre në fushën e ekonomisë dhe zhvillimit është investimi në zhvillimin e energjisë së gjelbër, investimet në fushën e ndërlidhjes infrastrukturore, duke përmendur autostradën Prizren-Tetovë si dhe hekurudhën Prishtinë-Durrës si dhe zhvillimet dhe investimet në tregun e punës.

Nis Samiti për Investime në Ballkanin Perëndimor, merr pjesë edhe Kurti

Samiti për Investime në Ballkanin Perëndimor 2022 i ka filluar punimet sot, ai është duke u mbajtur në Londër të Britanisë së Madhe.

Këtë samit e hapi, presidentja e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Odile Renauld, e cila theksoi se është kënaqësi për të që është pjesë e këtij organizmi.

Ajo tha se fokusi i tyre është Ballkani Perëndimor, dhe këtë dëshmon fakti që janë mbledhur aty.

“Ballkani Perëndimor për ne është një regjion atraktiv për investime tani më shumë se kurrë, duke e parë se me çfarë sfida po ballafaqohet. Ky rajon përballet me një trashëgimi të vështirë nga e kaluara, nga pandemia goditjet e pandemisë COVID-19, problemet gjeopolitike si dhe më shumë nevojë për mbështetjen e bizneseve”.

“Sot dërgohet një mesazh pasi të gjithë liderët janë bërë bashkë, ne do t’i dëgjojmë mendimet e secilit. Ne punojmë dhe investojme për zhvillimin ekonomik dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimore. Partneri ynë për zhvillime në Ballkanin Perëndimor është Bashkimi Evropian”, ka thënë Renauld.

***

Samiti për Investime në Ballkanin Perëndimor 2022 i ka filluar punimet sot.

Ai është duke u mbajtur në Londër të Britanisë së Madhe.

Këtë samit e hapi, presidentja e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Odile Renauld.

Kurti në Londër, merr pjesë në Samitin për Investime në Ballkanin Perëndimor

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot do të marrë pjesë në Samitin për Investime në Ballkanin Perëndimor 2022, në Londër.

Kështu kanë bërë të ditur nga Zyra e Kryeministrit nëpërmjet një komunikate për medie.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, nesër (e hënë) me 28 shkurt 2022, merr pjesë në Samitin për Investime në Ballkanin Perëndimor 2022, në Londër”, thuhet në komunikatën për medie nga Zyra e Kryeministrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat