Sot mblidhen gjashtë komisione parlamentare

Aktuale

Sot mblidhen gjashtë komisione parlamentare

Më: 1 mars 2022 Në ora: 06:20
Foto ilustrim

Sot gjatë ditës do të mblidhen disa komisione parlamentare, ku dy prej tyre do të nisin nga ora 10:00.

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, Komisioni për Integrim Evropian, Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport janë komisionet parlamentare që do të mblidhen sot.

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton Raportin e auditimit të performancës “Vlera për para në ndërtimin e rrugëve lokale dhe rajonale”. I ftuar ministri i MMPHI-së, Liburn Aliu.

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton shqyrton Nismën Legjislative për Komisionerin Parlamentar për Forcën e Sigurisë se Kosovës etj.

Ndërsa, nga ora 11:00, Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti mban mbledhje. Në rend dite janë: Shqyrtimi i një kërkese të KOSTT-it, shqyrtimi i Planeve të Performancës të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale dhe Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit etj.

Nga e njëjta orë, Komisioni për Integrim Evropian shqyrton Projektligjin për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështjet civile; ndryshim-plotësimin e Ligjit për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështje penale etj.

Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim duke filluar nga ora 13:00 shqyrton Projektligjin për mbrojtjen e ajrit nga ndotja etj.

Teksa në ora 14:30, Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport shqyrton Planin e Punës së Komisionit për vitin 2022.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat