Agjentura ruso-serbe, aktive në institucionet e Kosovës/ Eksperti i inteligjencës: AKI të publikojë listën e individëve të përfshirë

Aktuale

Agjentura ruso-serbe, aktive në institucionet e Kosovës/ Eksperti i inteligjencës: AKI të publikojë listën e individëve të përfshirë

Nga: M.L. Më: 1 mars 2022 Në ora: 17:33
Foto ilustrim

Eksperti i çështjeve të sigurisë dhe interligjencës, Xhevat Mehaj, nëpërmjet një shkrimi në Facebook, ka folur për kapjen dhe lirimi i agjenteve të fshehtë serbo-rus në Kosovë!

Në një postim në Facebook, Mehaj ka rikujtuar kapjen e tetë agjentëve të fshehtë serbë vite më parë, të cilët ishin liruar më pas.

Po ashtu ai ka përmendur edhe arrestimin e dy ditëve më parë të tre shtetasve serbë dhe dy shqiptarëve.

Mehaj ka thënë se kjo është dëshmi për praninë dhe shtrirjen e agjenteve të fshehtë serbo-rus nëpër institucionet e Kosovës, deri në krye të tyre.

“Para disa viteve kur Rambo ishte kryeministër, u patën kapur 8 agjentë të fshehtë serb dhe fill u liruan. Tani po ashtu u kapen 5, dhe fill u liruan. Kjo është dëshmi që e shohin të gjithë për praninë dhe shtrirjen e agjenteve të fshehtë serbo-rus nëpër institucionet e Kosovës, deri në krye të tyre. Me institucione të Kosovës kuptoj institucionet shtetërore, institucionet publike dhe ndërmarrjet publike”, ka shkruar Mehaj.

Ai ka thënë se përfaqësuesit politikë dhe institucionale në Kosovë si nga pozita e opozita duhet t`ia kërkojnë AKI-së listën e individëve të përfshirë në këtë agjenturë.

Nuk mundet as Albini, as prijësit e partive politike opozitare, as kushdo që pretendon të udhëheqë me institucionet e Kosovës të arsyetoj besimin e marrë pa e kërkuar nga AKI listën e individëve të përfshirë nëpër rrjetin e kësaj agjenture dhe pa pastrimin e institucioneve nga kjo veprimtari”, ka përfunduar Mehaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat