Polici i Kosovës: Pagën e muajit shkurt, do ta dhuroj për Fondin e Sigurisë

Aktuale

Polici i Kosovës: Pagën e muajit shkurt, do ta dhuroj për Fondin e Sigurisë

Nga: P.R Më: 1 mars 2022 Në ora: 22:42
Gëzim Kastrati

Gjatë ditës së sotme, kryeministri i Republikës së Kosovës bëri të ditur se është themeluar Fondi për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK).

“Në përputhje me nevojat e Forcave të Sigurisë së Kosovës, situatës aktuale dhe pas konsultimeve me partnerët ndërkombëtarë, kam autorizuar sot Ministrinë e Financave për themelimin e “Fondit të Sigurisë”. Mjetet e mbledhura financiare synohet të përdoren në përputhje me strategjinë e sigurisë shtetërore të Republikës së Kosovës që pritet të miratohet nga Qeveria e Republikës se Kosovës. Funksionimi i këtij fondi do të rregullohet me akte përkatëse procedurale dhe do të përdoret ekskluzivisht për qëllimin e përcaktuar nga qeveria”.

“Në përputhje me legjislacionin në fuqi do të zbatohen procedurat për prejardhjen e mjeteve financiare me qëllim të ruajtjes së integritetit të fondit dhe qëllimit të tij. Ftohen qytetarët e Kosovës dhe bashkatdhetarët tanë në diasporë por edhe donatorë të tjerë të kontribuojnë për sigurinë shtetërore”, shkroi në njoftimin e tij kryeministri Kurti.

E tashmë kanë nisur që të vijnë edhe donacionet e para në këtë fond. Ndër ata që do të dhurojnë për Fondin për Forcën e Sigurisë së Kosovës është edhe pjesëtari i Policisë së Kosovës, Gëzim Kastrati.

Më të marr lajmin për themelimin e këtij fondi, Kastrati ka deklaruar se do ta dhurojë pagën e muajit shkurt.

“Rrogën e muajit Shkurt do ta dhuroj për Fondin e Sigurisë së Kosovës!”, ka shkruar Gëzim Kastrati, i cili kishte qenë edhe pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat