Paralajmëroi ndryshimin e Rezolutës 1244 dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB, vjen reagimi ndaj Vuçiqit

Aktuale

Paralajmëroi ndryshimin e Rezolutës 1244 dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB, vjen reagimi ndaj Vuçiqit

Nga: P.R Më: 2 mars 2022 Në ora: 21:17

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka paralajmëruar ndryshimin e Rezolutës 1244 dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB.

“Pres që në periudhën e ardhshme të ketë disa kurthe për Serbinë. E patë që shqiptarët (Kosova v.j.) aplikuan për anëtarësim në NATO, e patë që morën mbështetjen e një forcë si Turqia. Ata planifikojnë ta bëjnë këtë në bazë të nenit 6. Pastaj të hapin dyert për ndryshimin e Rezolutës 1244, me çka nuk kemi më bazë ligjore dhe do të pasojë njohja e pavarësisë së Kosovës (nga OKB-ja v.j.)”, tha Vuçiq.

E ndaj kësaj deklarate ka reaguar doktori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Gurakuç Kuçi.

“Aleksandër Vuçiq paska deklaruar për anëtarësimin e Kosovës në OKB se: “Ata planifikojnë këtë ta bëjnë në bazë të nenit 6. Pastaj hapin derën për ndryshimin e Rezolutës 1244, pas së cilës nuk kemi më bazë ligjore dhe do të pasojë njohja e pavarësisë së Kosovës”. Opinioni i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë thotë se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk bie ndesh me të drejtën ndërkombëtare e as me rezolutën 1244”, ka shkruar Kuçi.

Sipas tij, Vuçiq qëllimshëm e shmang opinionin e GJND- së për Pavarësisë e Kosovës.

“GJND-ja neve na i ka hapur plot rrugë por të paditurit në Kosovë në vend se të lobonin në botë e media me Opinionin e GJND-së, akoma rrehin telin e Serbisë dhe Rusisë. Deklarata e Vuçiqit është një deklaratë që ne nuk duhet të thirremi, pasi Serbia qëllimshëm e shmang opinionin e GJND-së edhe pse vet e ka kërkuar atë opinion”, shkruan Gurakuç Kuçi, përcjellë “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat