Ja çfarë po dëshmon lufta në Ukrainë/ Është koha që shqiptarët në të gjithë Ballkanin...

Aktuale

Ja çfarë po dëshmon lufta në Ukrainë/ Është koha që shqiptarët në të gjithë Ballkanin...

Nga: P.R Më: 2 mars 2022 Në ora: 23:10
Ukrainë, shkurt 2022

Nezir Kraki, profesor i Universitetit të Parisit përmes një postimi në facebook ka komentuar zhvillimet në luftën në Ukrainë dhe nevojën që Kosova të anëtarësohet në NATO.

Sipas tij, shqiptaret duhet të gjenden te nën kupolën e NATO-s dhe brenda zonës demokratike të BE-së sa më shpejt që është e mundur.

“Prandaj është koha që shqiptarët si popull ne te gjithe Ballkanin te fokusohen ne interesin e tyre strategjik duke e perforcu dhe konkretizu rreshtimin e tyre ne anen e duhur te historise, në anën e aleancave demokratike. Kjo duhet te behet ne koordinim dhe me synime re qarta realiste. Shqiptaret duhet te gjenden te gjithe nen kupolen e NATO-s dhe brenda zones demokratike te BE-se sa me shpejt qe është e mundur. Sot NATO dhe BE kane nevojë per neve po aq sa ne per to. Kjo duhet t’u thuhet aleateve. Kjo duhet t’u sqarohet edhe 5 vendeve qe ende s’e njohin Kosoven”, ka shkruar Kraki, përcjellë “Bota sot”.

Postimi i plotë:

Lufta ne Ukraine po dëshmon se Rusia ne realitet është nje vend i çorganizuar politikisht, i varfer ekonomikisht dhe i humbur strategjikisht. Te gjithe e pame tashmë që ushtria nuk mbahet me mitologji as me perralla megalomane.

Epitetin e superfuqise Rusia e mban veç fale arsenalit berthamor. Pa atë arsenal ajo është vend politikisht qasharak dhe ekonomikisht i pashpresë. Është e dhimbshme kur sheh popullin rus te marre peng nga nje i çmendur i cili ne mendje dhe ide ka mbete sovjetik.

Megjithate, realiteti është brutal dhe të gjitha tragjeditë deri sot kanë qenë frut i individeve të çmendur nga etja per pushtet dhe per madheshti te imagjinuar.

Prandaj është koha që shqiptarët si popull ne te gjithe Ballkanin te fokusohen ne interesin e tyre strategjik duke e perforcu dhe konkretizu rreshtimin e tyre ne anen e duhur te historise, në anën e aleancave demokratike. Kjo duhet te behet ne koordinim dhe me synime re qarta realiste.

Shqiptaret duhet te gjenden te gjithe nen kupolen e NATO-s dhe brenda zones demokratike te BE-se sa me shpejt qe është e mundur.

Sot NATO dhe BE kane nevojë per neve po aq sa ne per to. Kjo duhet t’u thuhet aleateve. Kjo duhet t’u sqarohet edhe 5 vendeve qe ende s’e njohin Kosoven. Sepse rendi i ri boteror nuk mund te vendoset pa nje BE te konsoliduar gjeografikisht dhe politikisht. Sepse sot politika është gjeografi para se te jete politike. Gjeografi eshte edhe lufta ne Ukraine bashke me pretendimet ruse.

Atehere, s’do mend se NATO e BE para se te merren me integrimin e Ukraines duhet ta integrojne Ballkanin, pjesen pro perendimore te tij, dmth Ballkanin pa Serbi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat