Limaj: Është koha që Rama të marrë iniciativë për anëtarësimin e Kosovës dhe Bosnjës në NATO

Aktuale

Limaj: Është koha që Rama të marrë iniciativë për anëtarësimin e Kosovës dhe Bosnjës në NATO

Më: 5 mars 2022 Në ora: 22:04
Fatmir Limaj

Kryetari i partisë Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se është koha që Kryeministri i Shqipërisë të marrë iniciativë për anëtarësimin e Kosovës dhe Bosnjës në NATO.

Ai këtë reagim e bëri përmes faqes zyrtare të partisë në rrjetin social, Facebook.

“Është koha që në emër të sigurisë rajonale, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama të marrë iniciativë për anëtarësimin e Kosovës dhe Bosnjës në NATO dhe të ftoj si bashkëiniciator edhe vendet tjera të rajonit anëtare të NATO-s, të cilat kanë interes e shqetësim direkt për sigurinë e paqen në rajon, duke përfshirë Kroacinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Slloveninë”, ka shkruar Limaj.

Ai gjithashtu u shpreh se kjo iniciativë e përbashkët duhet t’i dorëzohet Asamblesë së NATO-s dhe ta fusin në rend të ditës në emër të sigurisë dhe paqes së kërcenuar në rajon.

Limaj, tutje shtoi se NATO duhet të miratoj në procedurë të veçantë pranimin e këtyre vendeve si anëtare të saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat