Raporti/ Bashkë me Ukrainën edhe copëtimi i Bosnjës e konflikti në Mal të Zi, ja çfarë thotë për Kosovën

Aktuale

Raporti/ Bashkë me Ukrainën edhe copëtimi i Bosnjës e konflikti në Mal të Zi, ja çfarë thotë për Kosovën

Nga: P.R Më: 6 mars 2022 Në ora: 12:57
Vladimir Putin/ Foto ilustrim

Opinionisti Dardan Islami, duke komentuar zhvillimet në luftën e Ukrainës, ka shkruar se perëndimi ka pasur informacione qysh nga viti 2011 se Rusia do të nis pushtimin e Ukrainë.

Sipas tij, në raportet që ka poseduar perëndimi, parashihej edhe destabilizimi i Ballkanit, konkretisht i Kosovës, Bosnjës dhe Malit të Zi.

“Shërbimet inteligjente Perëndimore kanë pasur informacione kredibile që nga fillimi i vitit 2021 kur Putin filloi t’i mbledh trupat rreth kufijve të Ukrainës, se Rusia po përgatitej për agresion ushtarak ndaj Ukrainës! Në raportet e shërbimeve inteligjente që kanë qarkulluar disa muaj më vonë, parashihej edhe destabilizimi i Ballkanit dhe një agresion i mundshëm i ushtrisë serbe në veri të Kosovës, gjithashtu copëtimin e Bosnjës, dhe një konflikt në Mal të Zi”, ka shkruar ndër tjerash Islami, përcjellë “Bota sot”.

Postimi i plotë:

Ne pyetjen se a do te dhezet Ballkani?

Shërbimet inteligjente Perëndimore kanë pasur informacione kredibile që nga fillimi i vitit 2021 kur Putin filloi t’i mbledh trupat rreth kufijve të Ukrainës, se Rusia po përgatitej për agresion ushtarak ndaj Ukrainës! Në raportet e shërbimeve inteligjente që kanë qarkulluar disa muaj më vonë, parashihej edhe destabilizimi i Ballkanit dhe një agresion i mundshëm i ushtrisë serbe në veri të Kosovës, gjithashtu copëtimin e Bosnjës, dhe një konflikt në Mal të Zi!

Liderët politik të Kosovës e kanë parë, apo vetëm kanë dëgjuar për këtë raport, por vetëm disa prej tyre po kanë guximin të flasin publikisht, gjithmonë me maturi për të mos krijuar panik! Rreziku dhe pasojat që mund t’i sjellë lufta në Ukrainë e cila ka gjasa reale të dalë nga kontrolli, ku fërkimet mes Perëndimit dhe Lindjes lehtësisht do të mund të zgjeroheshin edhe në shtete tjera aty ku Rusia synon ta shtrijë ndikimin e saj, duke u përpjekë në të gjitha format që ta përzë Amerikën nga Evropa, ashtu siç bëri në Lindje të mesme.

Putin kërcënoi edhe me armë nukleare, dhe rreziku qëndron se çka flet ai, edhe e bën, dhe fatkeqësisht mund të konstatojmë se deri më sot, ai i ka realizuar të gjitha kërcënimet e tij!

Kosovarët kanë më shumë përvojë se Ukrainasit, dhe çka do që të ndodhë ne duhet ta mbajmë coolin, t’i përgjigjemi ftesës së mobilizimit nëse na thërret shteti, duke e vazhduar luftën me Serbi aty ku e kemi lanë në 1999! Në aeroportin e Sllatinës atë verë ishin pikërisht informacionet e sakta të shërbimeve inteligjente ato që e parandaluan një luftë në mes të NATO-s dhe Rusisë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat