Nesër mbahet marshi “Marshojmë s’festojmë” kundër vrasjeve të grave – Do të jetë solidarizim edhe me Ukrainën

Aktuale

Nesër mbahet marshi “Marshojmë s’festojmë” kundër vrasjeve të grave – Do të jetë solidarizim edhe me Ukrainën

Më: 7 mars 2022 Në ora: 14:46
Foto nga vendi i ngjarjes

Kolektivi “Marshojmë s’festojmë” ka mbajtur një konferencë, me ç’rast i shpalosën detajet e marshit protestues kundër vrasjes së grave, që do të mbahet më 8 mars në Prishtinë dhe qytete të tjera.

Njëra nga organizatorët e këtij marshi, Elena Morina, tha se 8 marsin e sivjetshëm kolektivi “Marshojmë s’festojmë” me marsh kundër vrasjeve të grave.

Ky marsh vjen si nevojë për t’iu përgjigjur patriarkalitetit i cili përveç që i dhunon gratë iu merr edhe jetën. Edhe këtë 8 mars neve na pamundësohet festa sepse pasiguria e thellë ekonomike e shoqërorë nuk na lë hapësirë për të festuar. Andaj edhe këtë 8 mars po organizohemi të protestojmë kundër shtypjes së vajzave e vrasjeve të grave në Kosovë sepse kundërshtojmë padrejtësinë. Përveç denoncimit të dhunës e kërkesave për drejtësi ky marsh do të jetë solidarizim me Ukrainën”, tha ajo.

Ajo tha se këtë vit marshi i tyre nis nga pallati i drejtësisë kjo pasi që janë Gjykata dhe prokuroria ndër shkaktarët kryesor ku 48 gra janë vrarë nga burrat në Kosovë.

“Nisja për tek Pallati i Drejtësisë do të bëhet nga ora 9 e 40 tek parkingu pranë sheshit 21 me autobus. Marshi do të ketë tri pika kryesore në ora 10:00 tek pallati i Drejtësisë në Hajvali, në ora 11:20 te rrethi i flamurit dhe në ora 12:00 te sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë për të vazhduar deri te qeveria. Marshi do te manifestohet duke vendosur tesha apo qarqafë të kuq në dritare apo ballkon dhe të vishemi me rroba të kuqe”, tha tutje ajo

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat