Osmani për vdekjen e Rugovës: Ai la pas një veprimtari të bujshme politike

Aktuale

Osmani për vdekjen e Rugovës: Ai la pas një veprimtari të bujshme politike

Më: 9 mars 2022 Në ora: 11:52
Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ngushëlluar familjen e ish-kryetarit të komunës së Istogut, Haki Rugova.

“Me dhimbje të thellë pranova lajmin për ikjen e hershme të z.Haki Rugova, ish-kryetar i komunës së Istogut në disa mandate, aktivist politik i hershëm dhe kontribues në shumë procese politike në vend”, thuhet në telegramin e presidentes.

Osmani, ka thënë se Rugova ka lënë pas një veprimtari të bujshme politike.

“Ai la pas një veprimtari të bujshme politike, të njeriut të angazhuar aktivisht që nga vitet e 90-ta. Ju përcjell ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes, miqve e bashkëveprimtarëve! Në këto çaste të vështira për ju, bashkëndjej me Familjen Rugova! I përhershëm qoftë kujtimi për z.Haki Rugova!”, përfundon telegram i Osmanit.

Haki Rugova vdiq sot në moshën 65 vjeçare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat