Tha se nëse serbët shkelin në Kosovë bombardohet Bogradi, veprimtari i LDK-së i përgjigjet Haradinajt: Ramush t'i ke luftu kur ke qenë i varfër

Aktuale

Tha se nëse serbët shkelin në Kosovë bombardohet Bogradi, veprimtari i LDK-së i përgjigjet Haradinajt: Ramush t'i ke luftu kur ke qenë i varfër

Nga: M.L. Më: 10 mars 2022 Në ora: 10:54
Ramush Haradinaj

Veprimtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Zvicër, Ajet Avdyli ka ironizuar me kreun e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili ka thënë se “nëse serbët shkelin në Kosovë bombardohet Bogradi".

E sipas Ajet Avdylit, Haradinaj ka luftuar kur ka qenë i varfër ndërsa tani si i pasur nuk e do luftën.

Ai ka thënë se egoja për t`u pasuruar i ka zhveshur nga idealet për të qenë patriot.

“E paska humb kontrollin, e paska lëshuar Umin e Pllugut shumë thellë, edhe 60000 veteranët e Ramushit, Hashimit dhe të Fatmirit nuk kanë mundësi me e tërheq. Ramush t'i ke luftu kur ke qenë i varfër, tani nuk jeni më i varfër, jeni i kamur me pasuri, e tani çka do të them un ty?

Po të them se, të pasurit nuk e duan luftën sepse egoja për t'u pasurue sa më shumë ju ka zhvesh nga idealet për të qenë patriot”, ka shkruar Avdyli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat