Rritja e çmimit të vajit/ Sadri Ramabaja e quan luftë hibride ruse në Kosovë

Aktuale

Rritja e çmimit të vajit/ Sadri Ramabaja e quan luftë hibride ruse në Kosovë

Nga: N. Sh. Më: 10 mars 2022 Në ora: 15:52
Sadri Ramabaja

Profesori dr. Sadri Ramabaja ka reaguar për rritjen e çmimit të vajit në Kosovë.

Ai përmes një postimi në facebook, thotë se, kjo është një luftë hibride ruse në Kosovë, që sipas tij është e koordinuar.

“Lufta hibride ruse në Kosovë është e koordinuar dhe ndërkohë në rritje.

Propaganda e përqëndruar në një pjesë të mirë të mediave dhe çmimi i orkestruar i vajit nga oligarkët (3.49 - ndoshta më i larti në Europë!), janë dy dëshmi bazë që do të duhej t'i shërbenin segmenteve të sigurisë e drejtësisë për fillimin e procedurave ligjore”, shkruan Ramabaja në facebook, përcjell gazeta “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat