Dyshimet për mashtrim me çmimet e vajit, Policia po bastisë depon kryesore të Viva Fresh Store

Aktuale

Dyshimet për mashtrim me çmimet e vajit, Policia po bastisë depon kryesore të Viva Fresh Store

Më: 10 mars 2022 Në ora: 20:35
Fotografi e shkrepur sonte në një nga marketet e Viva Fresh Store në Prishtinë

Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës janë duke kryer një një aksion inspektimi dhe bastisje në depon kryesore të “Viva Fresh Store” në dalje të Prishtinës.

Kjo pasi, po dyshohet se edhe ky rrjet i njohur i marketeve në Kosovë tash e sa ditë ka mashtruar klientë të saj me rritjen e çmimeve të vajit dhe heqjen e produkteve nga raftet e marketeve me arsyetimin sa ka mungesë të tyre.

“Viva Fresh Store” po dyshohet se kanë hequr mallin nga raftet e markteve dhe e kanë çuar nëpër depo.

Ndërkohë që kanë promovuar çmime ekstreme të litrës së vajit me njoftime se sasia është e limituar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat