Profesor Kraki: N’Kosovë s’ka krizë nga ndikimi i luftës në Ukrainë, atje ka idiotë që...

Aktuale

Profesor Kraki: N’Kosovë s’ka krizë nga ndikimi i luftës në Ukrainë, atje ka idiotë që...

Nga: P.R Më: 10 mars 2022 Në ora: 21:14
Nezir Kraki

Nezir Kraki, profesor i Universitetit të Parisit përmes një postimi në facebook ka reaguar pas ngritjes së çmimeve të produkteve ushqimorë në Kosovë.

Sipas Krakit, kjo krizë në Kosovë nuk vije nga lufta e Ukrainës.

“N’Kosovë e n’Shqipëri s’ka krizë nga ndikimi i luftës në Ukrainë, atje ka idiotë që përfitimin e kanë parim të vetëm, bile edhe nëse arrihet përmes mjerimit. Shumë nga ata bosa janë fuqizu falë bandave politike këto 20 vite dhe tash janë më të fortë se vet shteti. E sabotojnë qytetarin dhe shtetin duke shkelë mbi hallet e atij populli të përvuajtur”, shkruan Kraki, përcjellë “Bota sot”.

Sipas tij, urgjentisht te dekriminalizohet ekonomia në Kosovë e Shqipëri.

“Në asnjë vend në botë nuk ka ndodhë rritje mafioze e çmimeve si n’Kosovë dhe n’Shqipëri. Shqipëria prodhon karburante dhe ka çmime astronomike, që me standardin e rrogës minimale franceze i bie sikur në Francë një litër benzin të kushtonte diku 13 euro. Duhet urgjentisht të dekriminalizohet ekonomia dhe sidomos sektorët vitalë te saj dhe shteti duhet ta imponoje kufirin e kuq të çmimeve esenciale”, ka shkruar profesor Nezir Kraki.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat