“Idiotizëm”/ Putin dërgon mercenarë edhe nga një shtet tjetër për pushtimin e Ukrainës

Aktuale

“Idiotizëm”/ Putin dërgon mercenarë edhe nga një shtet tjetër për pushtimin e Ukrainës

Nga: A.ZH Më: 11 mars 2022 Në ora: 16:30
Putini dërgon mercenarë sirianë për pushtimin e Ukrainë

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se presidenti rus Vladimir Putin, ka dërguar mercenarë nga Siria, për pushtimin e Ukrainës.

Kurti, përmes një postimi në Facebooj ka thënë se lufta ndaj atyre, të cilët më parë të kanë dhunuar, vrarë dhe shkatërruar, quhet idiotizëm. 

Sipas Kurtit, ky fenomen ka ndodhur edhe me popullin tonë, përcjell Bota sot.

Reagimi i plotë i Kurtit:

"Putini dërgon mercenarë sirianë për pushtimin e Ukrainës"!

Të luftosh në anën e atyre të cilët më parë të kanë dhunuar, vrarë dhe shkatërruar, quhet idiotizëm. 

Ky fenomen i papreçedentë shfaqet vetëm te popujt të cilët janë mësuar me shekuj të skllavërohen. 

Fatkeqësisht në të kaluarën ky fenomen i përbindshëm ka ndodhur edhe me popullin tonë! 

Mercenarizmi i bën luftërat edhe më mizore ku krimet ndaj popullsisë civile nuk njohin limite.

Një fakt interesant është që edhe Stalini kundër Nazismit e fitoi luftën me ushtarë të popujve të tjerë të Kaukazit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat