​Dogana tregon se vaji ushqimor sivjet u importua me 1.22-1.45 euro

Aktuale

​Dogana tregon se vaji ushqimor sivjet u importua me 1.22-1.45 euro

Më: 11 mars 2022 Në ora: 17:32
Foto ilustrim

Vaji ushqimor që të enjten u shit për 3.49 euro u importua me çmim prej 1.22 deri në 1.45 euro, ka konfirmuar Dogana e Kosovës.

Dogana përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se ka analizuar sektorin e importit të vajrave ushqimore dhe ka njoftuar lidhur me analizat e çmimeve të importit.

“Gjatë vitit 2021 në total janë importuar vaj luledielli i përpunuar rreth 17.7 milionë litra vaj derisa janë importuar edhe 5 milionë litra vaj luledielli i papërpunuar. Vajrat ushqimore në import kanë variuar në çmim gjatë vitit 2021 duke filluar 1.11 euro/cent në janar të 2021 e ka shënuar rritje ne 1.44 euro/cent në dhjetor të vitit 2021, derisa taksat që paguan një litër vaj në import është TVSH-ja e reduktuar 8%”, thuhet në komunikatë.

Derisa vajrat e papërpunuara nuk paguajnë asnjë taksë pasi konsiderohen lëndë e parë për prodhim.

“Derisa në vitin 2022 (periudha janar -shkurt dhe një pjesë e marsit) në Kosovë janë importuar 3.3 milionë litra vaj luledielli i përpunuar dhe 1.4 milionë litra vaj luledielli i papërpunuar. Vajrat ushqimore në import kanë variuar në çmim gjatë vitit këtyre dy muajve nga 1.22 euro/cent deri në 1.45 euro/cent”, thuhet po aty. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat