Hoxhaj ka një lajm të mirë për Kosovën në Këshill të Evropës

Aktuale

Hoxhaj ka një lajm të mirë për Kosovën në Këshill të Evropës

Më: 16 mars 2022 Në ora: 15:20
Enver Hoxhaj

Ish-ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj ka uruar ish-ministren e jashtme të Greqisë, Dora Bakoyannis, për të cilën tha se është zgjedhur raportuese për Kosovën në Këshillin e Evropës.

Hoxhaj, këtë lajm e dha përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter, duke thënë se Greqia është një partner rajonal, si dhe një partner i fortë evropian, si një anëtar i BE-së.

"Është mirë të shoh miken Dora Bakoyannis që u zgjodh si raportuese për Kosovën në Këshillin e Evropës.

Për ne, Greqia është një partner rajonal, si dhe një partner i fortë evropian, si një anëtar i BE-së. Urime!", ka shkruar Hoxhaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat