NATO mban samit të jashtëzakonshëm në përvjetorin e 23-të të ndërhyrjes në Kosovë, merr pjesë edhe Biden

Aktuale

NATO mban samit të jashtëzakonshëm në përvjetorin e 23-të të ndërhyrjes në Kosovë, merr pjesë edhe Biden

Më: 16 mars 2022 Në ora: 23:33
Joe Biden

Do të udhëtojë në Bruksel për “samitin e jashtëzakonshëm të NATO-s”, këtë muaj presidenti i SHBA-së, Joe Biden, thuhet në njoftimin nga Shtëpia e Bardhë.

Ky takim do të mbahet më 24 mars, i cili ka të bëjë me përvjetorin e 23-të të ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, në kohën kur aleanca veriatlantike nisi sulmet ajrore mbi forcat serbe në Kosovë dhe Serbi.

Në samitin e thirrur nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, Biden do të “diskutojë përpjekjet e vazhdueshme për parandalimin dhe mbrojtjen në përgjigje të sulmit të pajustifikuar të Rusisë ndaj Ukrainës, si dhe për të riafirmuar angazhimin e hekurt ndaj aleatëve tanë të NATO-s”, njoftoi sekretari i shtypit të Shtëpisë së Bardhë.

Më 24-25 mars, presidenti amerikan do të marrë pjesë edhe në samitin e Këshillit Evropian.

Në këtë takim do të përfshihet diskutimi për sanksionet ekonomike ndaj Rusisë, si dhe ofrimin e mbështetjes humanitare për viktimat e luftës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat