​Mehaj inspekton stërvitjen fushore "Phoenix Alfa"

Aktuale

​Mehaj inspekton stërvitjen fushore "Phoenix Alfa"

Më: 17 mars 2022 Në ora: 16:19
Foto nga vendi i ngjarjes

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj sot inspektoi aktivitetet e planifikuara gjatë stërvitjes fushore "Phoenix Alfa", të realizuar nga Regjimenti i Dytë i Komandës së Forcave Tokësore të FSK-së në Poligonin Stërvitor në Babaj Bokës.

Me këtë rast, përveç vizitës në vend-komandë, ministri Mehaj i shoqëruar nga zëvendëskomandanti i Forcave Tokësore, kolonel Hysen Dreshaj, vizitoi edhe pjesëtarët gjatë demonstrimit praktik të stërvitjes.

Për zhvillimin, objektivat e synuar të stërvitjes si dhe kapacitetet njerëzore e teknike të angazhuara, ministrin Mehaj e njoftoi komandanti i Regjimentit, nënkolonel Valdet Berisha.

Ministri Mehaj theksoi se "Phoenix Alfa konfirmon se aftësitë dhe kapacitetet operacionale ushtarake për mbrojtjen e integritetit territorial të vendit janë në shkallën e zhvillimit dhe gatishmërisë në përputhje të plotë me qëllimin tonë strategjik”.

Stërvitja fushore “Phoenix Alfa” është në kuadër të planit vjetor të stërvitjeve për ngritjen e aftësive dhe kapaciteteve operacionale për mbrojtjen e integritetit territorial të vendit

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat