​Delegacioni i Shtëpisë së Bardhë sot në Kosovë

Aktuale

​Delegacioni i Shtëpisë së Bardhë sot në Kosovë

Më: 18 mars 2022 Në ora: 07:05
Ilustrim

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani do të presë sot në takim një delegacion nga Shtëpia e Bardhë.

Takimi do të fillojë në orën 15:00, thuhet në njoftimin e Presidencës duke mos dhënë më shumë detaje.

Jozyrtarisht thuhet se pjesë e delegacionit amerikan është edhe asistentja e presidentit Biden për siguri kombëtare, Elizabeth Sherwood-Randall, si dhe Curtis Reid, drejtor i lartë për Çështje Multilaterale në kuadër të Këshillit të Sigurisë Kombëtare

Ndërsa në orën 16:10, presidentja Osmani do të presë në takim kancelarin e Austrisë, Karl Nehammer.

Fillimisht Osmani do ta presë Nehammer në hyrje të objektit të Kuvendit të Kosovës, ku do të bëhet edhe fotografia zyrtare, dhe më pas takimi do të mbahet në Kabinetin e Presidentes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat