​Mehaj takohet me ministrin e Inteligjencës së Izraelit, Elazar Stern

Aktuale

​Mehaj takohet me ministrin e Inteligjencës së Izraelit, Elazar Stern

Më: 22 mars 2022 Në ora: 20:06
Foto nga takimi

Në kuadër të vizitës zyrtare në Izrael, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj sot është pritur në takim nga ministri i Inteligjencës Elazar Stern.

Me këtë rast, ai falënderoi dhe shprehu mirënjohjen e thellë për shtetin e Izraelit për mbështetjen ndaj Kosovës, si dhe gatishmërinë për mbështetje edhe në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

Në takim u diskutua mbi kërcënimet dhe rreziqet që cenojnë mjedisin aktual të sigurisë globale, si dhe përvojat e mbikëqyrjes së politikave që ndërlidhen me funksionimin e komponentës së inteligjencës shtetërore në mbështetje të sigurisë kombëtare.

Meja dhe Stern u dakorduan për thellimin e bashkëpunimit në fushën e inteligjencës në mes dy vendeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat