Nisma synon “rikthimin e fuqishëm” me vetëm një grua në mbledhje

Aktuale

Nisma synon “rikthimin e fuqishëm” me vetëm një grua në mbledhje

Më: 24 mars 2022 Në ora: 22:15
NISMA

Nëpërmjet dy fotografive ku shihen 13 anëtarë të NISMA-s Socialdemokrate, e ku vetëm njëra prej tyre është grua, kjo parti ka paralajmëruar “rikthim të fuqishëm”.

Kjo mbledhje e kryesisë së NISMA-s ngjason më shumë me një odë burrash – në të nuk shpërfaqet barazia gjinore.

Ndonëse kishin të pranishme vetëm një grua, këtë mbledhje anëtari i Kryesisë së Nismës, Endrit Zabërgja, e ka prezantuar si  “shumë të rëndësishme për reformat” e brendshme partiake.

“NISMA po kthehet me reforma të fuqishme, me aktivistët e devotshëm në ballë dhe me shpirtin luftarak që më shumë se kurrë i duhet vendit!”, shkruan ai në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat