Rrëfimi për vëllain që nuk e takoi kurrë

Aktuale

Rrëfimi për vëllain që nuk e takoi kurrë

Më: 24 mars 2022 Në ora: 23:11
21-vjeçar tani thotë se vetëm kur ishte 7 vjecar e ka kuptuar se vëllai i tij kishte vdekur gjatë luftës se fundit në Kosovë.

Vëllaun e tij, e njeh vetëm përmes fotografisë.

Për Rinasin ai ka dëgjuar shume nga prindërit, por për të ishte e çuditshme se pse mbante emrin e vëllait të tij.

21-vjeçar tani thotë se vetëm kur ishte 7 vjecar e ka kuptuar se vëllai i tij kishte vdekur gjatë luftës se fundit në Kosovë.

E historia e rëndë e vëllait të tij, ka bërë që Rinasi që lindi pas mbarimit të luftës, të bëhet një djalë shembull për prindërit.

Rinasi për herë të parë rrëfen për të vellaun.

Përqafimi i Rinasit, është shërim për dhimbjet që ka nëna Lumnije.

Ajo thotë se serbët ia morën Rinasin ne ditet me te bukura te fëmijërisë.

Në 23-vjetorin e bombardimeve të NATO-s kundër caqeve ushtarake e policore të Serbisë, Lumnija i kujton ditët e para të bombardimeve që për të ishin festë.

Historinë e saj mes emocionesh nëna e djalit të vrarë e tregon duke treguar për veprimet që morën me bashkëfshatërë.

“Por vetëm pak ditë pas bombardimeve, të gjithë banorët e fshatit Moisir të Istogut ishin detyruar nga serbët të lëshonin shtëpitë e tyre për të marrë rrugë drejt Shqipërisë”, tha Lumnije Musaj.

Mirëpo, rrugëtim i tyre zgjati vetëm deri në Prizren.

Sepse aty një grup ushtarësh u  kthyen prapa në fshat.

Aty në ditën e 6 prillit Lumnija do të perjetonte dhimbjen më të madhe në jeten e saj, humbjen e djalit  5 vjecar.

“Tregon si i kane granatuar ate se bashku me femijet ku ka mbetur i vdekur rinasi”, shtoi ajo.

E për dy ditë trupi i Rinasit kishte mbetur në vendin ku është vrarë.

Lumnija ndonëse e plagosur në të dy kembët së bashku me disa familjarë e kishte varrosur djalin, vjehrrin dhe një nuse të familjes, me nje afat prej nje orësh qe ia kane dhënë serbet.

Merzija po i shtohej edhe më shume pasi nuk dinte për fatin e 3 fëmijëve të tjerë e bashkëshortin.

Por me ta u takua pas 12 ditësh për tu nisur pastaj drejt Shqipërisë.

Lumnija me lotë në sy, thotë se kthimi i saj  në shtëpi ishte shume i rëndë.

E varrin e djalit për 6 muaj e kishte në oborr të shtepisë.

Eshtrat e Rinasit, tani prehen në varrezat e fshatit Moisir.

E vetem pak metra larg prej shtëpisë është vendosur nje permendore për tre të vrarët e familjes Musaj.

“E Cfarë ju bëri Rinasi i vogël qe e ndatë nga lojërat fëmijërore” shkruhet në këtë pllakë.

Në fshatin Moisir krejt cfarë ka mbetur si dëshmi nga lufta është ky mur ku shihen hapësirat e granatave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat