Objektet e RTK-së rrezikojnë të shemben nga vjetërsia, SPERTK paralajmëron Kuvendin

Aktuale

Objektet e RTK-së rrezikojnë të shemben nga vjetërsia, SPERTK paralajmëron Kuvendin

Më: 29 mars 2022 Në ora: 11:18
Objektet e RTK-së

Sindikata e Punëtorëve e RTK-së i është drejtuar Kuvendit të Kosovës me një letër, lidhur me rrezikun e shembjes së objekteve të RTK-së, për shkak të vjetërsisë dhe dëmtimeve që kanë ndodhur.

Përmes kësaj letre, SPERTK ka kërkuar urgjentisht nga Kuvendi i Kosovës që të fillojë procedurat për t`ia kaluar RTK-së objektet ku gjendet Radio Kosova dhe aneksin në këtë ndërtesë, përcjell Bota sot.

Sindikata ka paralajmëruar se kjo është letra e fundit paralajmëruese për gjendjen e objekteve në RTK, derisa ka kërkuar që Kuvendi me urgjencë ta fusë në rend dite në njërën nga seancat.

Më poshtë letra e plotë:

Sindikata e Punëtorëve e RTK-së

Kryesia e SPERTK-së

Letër Kuvendit të Kosovës

Sindikata e Punëtorëve e RTK-së ia rikujton Kuvendit të Kosovës se objektet e RTK- TV janë në rrezik për t`u shembur nga vjetërsia dhe nga dëmtimet që kanë ndodhur në vite pikërisht për shkak se këto objekte janë që shumë vite të ndërtuara.

Ju bëjmë me dije se këto objekte të RTK, TV-së përveç rrezikut për shembje ato nuk i plotësojnë kushtet edhe për të punuar në to sepse nuk e plotësojnë asnjë kusht dhe janë të dëmshme edhe për shëndetin e kolegëve tanë të cilët punojnë në to me mbi 12 orë në ditë.

Sindikata kërkon urgjentisht nga Kuvendi i Kosovës që të fillojë procedurat për t`ia kaluar RTK-së objektet ku gjendet Radio Kosova dhe aneksin në këtë ndërtesë.

Kjo është letra e fundit dhe paralajmëruese për gjendjen e objekteve në RTK.

Nuk ekziston asnjë praktikë e tillë ku mediumi i vetëm publik të zhvillojë veprimtarinë e vet në objekte afër shembjes dhe me lokacion në treg ku çdo lëvizje e kolegëve tanë pengohet për të dalë fillimisht nga tregu e pastaj për ta ndjekur ndonjë ngjarje me rëndësi për publikun.

Sindikata konsideron se me një investim jo të kushtueshëm, RTK do të sigurojë objekte dhe hapësira të pranueshme për një TV publik. Objekti dhe aneksi të Radio Kosova duhet t`i kalojë në pronësi RTK-së dhe aty janë të gjitha kushtet që duhet t`i ketë RTK, po ashtu edhe hapësira e parkingut për të gjithë punonjësit e RTK-së.

Kërkojmë nga ju që me urgjencë ta fusni në rend dite në njërën nga seancat e Kuvendit të Kosovës.

Shpresoj se kjo letër do të merret seriozisht nga të gjithë ju që përfaqësoni vullnetin e popullit dhe themeluesit të RTK-së.

Sindikata do të zhvillojë takime me të gjithë deputete për këtë çështje dhe konsideron se tash kjo çështje është emergjente dhe nuk ka kohë për të menduar por duhet veprim.

Me respekt, Kryesia e SPERTK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat