Flet vajza e Abaz Beqirajt që u arrestua nga policia serbe

Aktuale

Flet vajza e Abaz Beqirajt që u arrestua nga policia serbe

Më: 29 mars 2022 Në ora: 18:19
Abaz Beqiraj

Është liruar Abaz Beqiraj, kosovari i cili u arrestua nga policia serbe në kufirin me Hungarinë.

Këtë e ka konfirmuar edhe vajza e 66-vjeçarit, Melihate Beqiraj.

Ajo ka thënë që babai i saj është liruar dhe është rrugës për t’u kthyer.

Abaz Beqiraj nga Deçani ishte duke u kthyer nga vizita dymujore në Gjermani, tek djali i tij, përmes transportit me autobus, ku u arrestua nga policia serbe, kur po e kalonte kufirin nga Hungaria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat