Sot përfundon afati, rreth 550 zyrtarë nuk e kanë deklaruar pasurinë

Aktuale

Sot përfundon afati, rreth 550 zyrtarë nuk e kanë deklaruar pasurinë

Më: 31 mars 2022 Në ora: 11:22
AKK

Sot është dita e fundit për përmbushjen e obligimit ligjor për deklarimin e rregullt vjetor të pasurisë, ndërsa obligimit ligjor ende nuk i janë përgjigjur edhe rreth 550 zyrtarë publikë.

AKK bëri thirrje sërish zyrtarëve publikë që tashmë nuk e kanë kryer obligimin ligjor, ta shfrytëzojnë kohën e mbetur.

Siç bëhet e ditur, formulari i deklarimit mund të dorëzohet fizikisht në zyrat e AKK -së gjatë orarit të rregullt të punës ose i skanuar dhe nënshkruar nëpërmjet adresës elektronike.

Zyrtarët publikë duhet ta deklarojnë gjendjen e pasurisë së tyre dhe anëtarëve e familjes së tyre, informatat rreth pasurisë, të ardhurave të tyre, si: paluajtshmëria, pasuri e luajtshme në vlerë mbi 3 mijë euro, zotërimi nga ana e tyre i aksioneve në shoqëri tregtare, letra me vlerë, para të kursyera në bankë dhe në institucione të tjera financiare, detyrime financiare ndaj personave fizikë dhe juridikë dhe të hyrat vjetore, të realizuara brenda apo jashtë vendit.

Mosdeklarimi i pasurisë paraqet vepër penale dhe e detyron AKK-në të veprojë në pajtim me nenin 430 të Kodit Penal të Kosovës. Afati ligjor për deklarim të rregullt vjetor të pasurisë për vitin 2021 është 1 deri 31 mars 2022.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat