Lumir Abdixhiku prezanton ‘përforcimin’ e ri, profesoresha e njohur i bashkohet LDK-së

Aktuale

Lumir Abdixhiku prezanton ‘përforcimin’ e ri, profesoresha e njohur i bashkohet LDK-së

Nga: P.R Më: 31 mars 2022 Në ora: 12:35
Lumir Abdixhiku

Profesoresha e njohur e Edukimit Fizik dhe Sportit, Dr. Shqipe Bajçinca Brestovci, i është bashkuar Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Për këtë ka njoftuar kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

“Përvoja e saj e jashtëzakonshme në sport, dija dhe kapacitetet e saj profesionale do të jenë bazë e shëndoshë e programit të ardhshëm politik që LDK ka nisur ta ndërtojë. Bashkimi i profesionistëve si profesoresha Bajçinca-Brestovci, ndërsa, për ne është mundësi e shkëlqyeshme për t’i ofruar qytetarëve tanë e vet Kosovës, njerëz kredibil e profesionistë të përkushtuar në secilën fushë”, ka shkruar ndër tjerash Lumir Abdixhiku, përcjellë “Bota sot”.

Postimi i plotë:

Profesoresha e Edukimit Fizik dhe Sportit, Dr. Shqipe Bajçinca Brestovci, nga sot është pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Shqipes i urova mirëseardhje dhe mbarësi në angazhimet e përbashkëta rreth politikave sportive që do t’i ndërtojmë e prezantojmë përpara.

Shqipja është ligjëruese universitare në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”. Ajo ka një jetë të tërë kushtuar sportit; duke lënë gjurmë kulmore në fushën e hendbollit, atletikës dhe karatesë. Sot, Shqipja është anëtare e Bordit Ekzekutiv në Komitetin Olimpik të Kosovës, anëtare e Bordit Ekzekutiv në Federatën e Hendbollit të Kosovës dhe delegate ndërkombëtare në Federatën Evropiane të Hendbollit (EHF).

Përvoja e saj e jashtëzakonshme në sport, dija dhe kapacitetet e saj profesionale do të jenë bazë e shëndoshë e programit të ardhshëm politik që LDK ka nisur ta ndërtojë. Bashkimi i profesionistëve si profesoresha Bajçinca-Brestovci, ndërsa, për ne është mundësi e shkëlqyeshme për t’i ofruar qytetarëve tanë e vet Kosovës, njerëz kredibil e profesionistë të përkushtuar në secilën fushë. Kjo e sportit, me gjithë profesionistët e tjerë që i kemi tashmë, merr një vulë.

Shqipja është nënë e dy fëmijëve, Gjergjit e Marës, bashkëshorte e Shkumbinit.

Na priftë e mbara Shqipe.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat