Këshilltari i Osmanit tregon sa takime i pati ajo për tre muaj

Aktuale

Këshilltari i Osmanit tregon sa takime i pati ajo për tre muaj

Më: 31 mars 2022 Në ora: 17:51
Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar për tre muaj me nëntë krerë të shteteve të huaja dhe me tetë kryeministra.

Këtë e bëri të ditur këshilltari i presidentes, Bekim Kupina, i cili theksoi se angazhimi i Osmanit nuk ka si të përshkruhet ndryshe, përpos si angazhim maksimal në përfaqësimin e Kosovës në forume dypalëshe dhe ato shumëpalëshe.

Faktet flasin më shumë se fjalët. Gjatë periudhës tremujore 1 janar 2022-31 mars 2022 janë realizuar:

Takime me krerë shtetesh: 9

Takime me kryeministra: 8

Takime me kryetarë kuvendesh: 5

Takime me drejtues të organizatave ndërkombëtare: 6

Takime me ministra të Jashtëm: 10

…si dhe takime të tjera me delegacione të larta nga Shtëpia e Bardhë, telefonata me krerë shtetesh, takime me senatorë e anëtarë të parlamenteve nga SHBA-ja, BE-ja dhe shtete të tjera. Takimet përfshijnë edhe shtete jonjohëse”, ka shkruar Kupina në rrjetin social Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat