Nura: Kryesit e Masakrës së Rezallës ende të lirë, e ata që luftuan për liri – në Hagë

Aktuale

Nura: Kryesit e Masakrës së Rezallës ende të lirë, e ata që luftuan për liri – në Hagë

Më: 5 prill 2022 Në ora: 11:40
Fadil Nura

Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura me bashkëpunëtorë kanë bërë homazhe në përvjetorin e 23-të të masakrës së Rezallës.

Nga aty, i pari i Skenderajt tha se kryerësit e kësaj masakre ende janë të lirë, ndërsa ata që luftuan për liri gjenden në Hagë.

“Është një ditë që ngjall dhimbje sepse ka ndodhur një masakër e tmerrshme e kryesit e saj janë ende të lirë. Për këtë gjë nuk është vënë drejtësia në vend. Njerëz që kanë qenë në luftë për liri i kemi në Hagë padrejtësisht”, tha Nura.

Të pranishëm në këto homazhe ishin dhe deputetë e zyrtarë të lartë të Partisë Demokratike të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat