Musliu: Shteti ynë ka zgjedhur të heshtë lidhur me kërcënimet e shërbimeve serbe ndaj Martit

Aktuale

Musliu: Shteti ynë ka zgjedhur të heshtë lidhur me kërcënimet e shërbimeve serbe ndaj Martit

Nga: M.L. Më: 13 prill 2022 Në ora: 12:55
Ganimete Musliu

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka njoftuar se në cilësinë e kryetares së Komisionit për Mbikëqyrje të AKI-së, ka thirrur në njoftim urgjent drejtorin e AKI-së.

Drejtori i AKI-së, Petrit Ajeti mori pjesë në mbledhjen e komisionit për të njoftuar rreth njohurive që mund të këtë ky institucion në lidhje me raportimet për planifikimin e ekzekutimit të ish senatorit Dick Marty nga shërbimet sekrete serbe.

“Pas raportimeve të fundit për planifikimin e ekzekutimit të ish senatorit zviceran Dick Marty nga shërbimet sekrete serbe si kryetare e komisinionit për mbikëqyrjen e AKI në bazë të kompetencave që më lejon rregullorja e kuvendit kam thirrur në njoftim urgjent drejtorin e AKI-së për të njoftuar rreth njohurive që mund të këtë ky institucion në lidhje me rastin. Për çka e falenderoj z. Ajeti për prezencën e tij”, ka shkuar Musliu në Facebook.

Mirëpo, Musliu ka thënë se edhe pse ishin të njoftuar të gjithë anëtarët e komisionit parlamentar, kjo mbledhje u bojkotua nga Vetëvendosja.

“Heshtja e Presidentes Vjosa Osmani, Kryeministrit Albin Kurti dhe bojkoti nga deputetet e VV për t’ia pamundësuar raportimin në Komision Drejtorit të AKI-së, lë me dyshua që kjo qasje është e sinkronizuar.

Kjo sjellje len shije të keqe dhe tregon joseriozitetin e institucioneve shtetrore për të zbardhur të vërtetën mbi luftën e drejtë të UÇK-së”, ka thënë Musliu.

Ajo ka thënë se shteti ynë ka zgjedhur heshtjen lidhur me kërcënimet e shërbimeve serbe ndaj Martit.

”Sot kur në tërë botën po raportohet lidhur me kërcënimet e shërbimeve serbe ndaj Martit dhe janë krijuar rrethana të reja për të dëshmua që Gjykata Speciale është bërë mbi bazen e fakteve të mbledhura nga shërbimet serbe e ruse në vend që të aktivizohet e të kryej punën e vet, Shteti ynë ka zgjedhur të heshtë”, përfundoi Musliu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat