​Tahiri: Paga minimale duhet të jetë 370 euro neto

Aktuale

​Tahiri: Paga minimale duhet të jetë 370 euro neto

Më: 13 prill 2022 Në ora: 15:13
Besnik Tahiri

Qeveria e Kosovës i ka hapur rrugë ngritjes së pagës minimale në 264 euro bruto, apo 250 euro neto. Për këtë ka reaguar shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AKK), Besnik Tahiri, duke thënë se paga minimale duhet të jetë 370 euro neto, që nënkupton 400 euro bruto.

Vendimin e sotëm të Qeverisë ai e quan pazotësi për t’iu përgjigjur gjendjes së rëndë në vend.

“Paga minimale duhet të jetë 370 euro neto, që nënkupton 400 euro bruto. Vendimi i sotëm është edhe një pazotësi e qeverisë me ju pergjigjë gjendjes së rendë në vend.

Në fakt, vlerësimet e fundit tregojnë se 250 euro vetëm sa ka arritur paga në shumë veprimtari të sektorit privat”, ka shkruar Tahiri. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat