Gazetarja e pyet Sveçlën për punësimin e motrës së tij, ai ia kthen që po merret me “budallallëqe”

Aktuale

Gazetarja e pyet Sveçlën për punësimin e motrës së tij, ai ia kthen që po merret me “budallallëqe”

Më: 15 prill 2022 Në ora: 10:56
Xhelal Sveçla

Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla është pyetur për raportimet se motra e tij është punësuar në Ministrinë e Bujqësisë në konferencën e jashtëzakonshme për media që po mbahet lidhur me sulmin ndaj policisë së Kosovës në veri të Kosovës.

Sveçla e ka cilësuar “budallallëk”, pyetjen e gazetares lidhur me raportimet për punësimet e motrës së tij.

Para disa ditësh është raportuar në media se motra juaj Magbule Hyseni është punësuar në Ministrinë e Bujqësisë cili është komenti juaj duke marrë parasysh se sa keni qenë në opozitë keni qenë zëri më kritik për nepotizëm”, e ka pyetur gazetarja ministrin Sveçla.

Ne po flasim për një sulm terrorist e ju mirreni me budallallëqe të këtilla”, është përgjigjur ministri i Brendshëm.

Gazetarja ia ka kthyer se s’mund të quhet budallallëk pyetja që e parashtroi.

Nuk mund të quhet budallallëk kjo pyetje kur ju dhe partia juaj keni qenë zëri më kritik në opozitë për punësimet familjare”, tha gazetarja.

Ndërkaq, Sveçla tha se në konferencë e jashtëzakonshme që është thirrur do të flasin vetëm për sulmet ndaj policisë së Kosovës në veri.

Të nderuar media unë veç se ju thashë që është një konferencë e jashtëzakonshme që ka të bëjë me një varg sulmesh terroriste ndaj Republikës së Kosovës dhe do të flasim vetëm për këtë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat