Kryetari Konjufca nderon të rënët në Sllovi: Pa gjakun e tyre nuk do të vinte liria

Aktuale

Kryetari Konjufca nderon të rënët në Sllovi: Pa gjakun e tyre nuk do të vinte liria

Më: 15 prill 2022 Në ora: 13:45
Foto nga vendi i ngjarjes

Në vazhdën e vizitave e të nderimeve pranë memorialëve dhe varrezave të të rënëve nëpër vise të ndryshme të Kosovës, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, së bashku me shefin e kabinetit, Ilir Kërçeli, bëri homazhe dhe vendosi lule pranë lapidarit të të rënëve të fshatit Sllovi të Komunës së Lipjanit.

Kryetari Konjufca, në bashkëbisedim me përfaqësuesin e këtij fshati dhe disa prej familjarëve të martirëve, ndër të tjera tha se në ditë si kjo, kujtojmë të gjithë ata që me gjakun e tyre siguruan lirinë e vendit.

“Lavdi gjakut të derdhur, sepse pa gjakun e tyre nuk do të vinte as liria e as pavarësia. Ata ranë që fëmijët tanë të vazhdojnë të jetojnë në Kosovën tonë të lirë”, tha kryetari Konjufca.

Më 15 e 16 Prill 1999 në fshatin Sllovi të Lipjanit, forcat serbe vranë dhe masakruan 45 civilë shqiptarë dhe plagosën shumë të tjerë. ​

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat