​Gjergji: Vetëm Krishti i ringjallur mund të na nxjerr nga errësira e frikës dhe pasiguria e jetës

Aktuale

​Gjergji: Vetëm Krishti i ringjallur mund të na nxjerr nga errësira e frikës dhe pasiguria e jetës

Më: 16 prill 2022 Në ora: 23:11
Ipeshkvi Dodë Gjergji udhëhoqi meshën solemne të Pashkëve

Ipeshkvi i Kosovës, imzot Dodë Gjergji ka deklaruar se është e dhimbshme të shihen se si njerëzit në vendin tonë sot jetojnë me errësirën e frikës, pasigurinë e jetës dhe pashpresinë, e që vetëm Krishti i ringjallur mund të na nxjerr nga këto, pasi na mëson që të mos lakmojmë të panevojshmen, të heqim dorë nga e padobishmja e të mos marrim atë që nuk na takon.

Ipeshkvi Dodë Gjergji udhëhoqi meshën solemne të Pashkëve, e cila u mbajt në Katedralen e “Shën Nënë Terezës”, në Prishtinë. Mesha nisi me simbolikën e zjarrit që simbolizon ngrohjen e dashurisë hyjnore për botën dhe për të gjithë krijesat e tij dhe vazhdoi disa lexime për jetën, mëkatet dhe veprat e Zotit.

Imzot Gjergji tha se nëpërmjet kësaj simbolike kisha dëshiron të ftojë të gjithë njerëzit që të bashkohen rreth zjarrit të dashurisë hyjnore e t’i ngrohin zemrat e tyre, pasi të gjithë kemi nevojë dhe të drejt të bashkohemi rreth kësaj dashurie.

Ai tha se në vendin tonë dhe në ditët tona janë shumë njerëz që jetojnë në terrin e frikës, pasigurinë dhe pashpresinë.

Gjergji: Vetëm Krishti i ringjallur mund të na nxjerr nga errësira e frikës, pasiguria e jetës dhe pashpresia

“Është e dhimbshme të shohim se në zemrën dhe në mendjen e shumë njerëzve tanë është zbeh drita e shpresës e nuk janë të paktë ata që nuk besojnë fare që mund të ndërtojnë një të ardhme për vetën, familjen e tyre dhe për vendin tonë në përgjithësi. Njerëzit sot jetojnë të frikësuar, prindërit frikësohen se fëmijët e tyre nuk do të kenë të ardhme të mirë, nuk do të kenë arsim të duhur e nuk do të kenë mundësi për të siguruar gjërat e nevojshme për ta . kurse, fëmijët kanë filluar ta ndjejnë frikën se do ta ndajnë zemrën sepse do të divorcohen prindërit. Të rinjtë kanë frikë se nuk arrin t’i bartin barrën e sakrificën e jetës e përgjegjësit e saja, për këta në një logjikë pragmatise shtyjnë martesën por më vonë nëse nuk kanë frikë se akoma nuk janë pjekur, nëse martohen, kanë frikë të kenë fëmijë, pasi dëshirojnë të mos i mungojë kënaqësia liria dhe egoizmi. Nuk i mungon frika as pleqve sepse në zemrat e shumë pleqve ka filluar të ndihet frika për mungesë të dashurisë së fëmijëve të tyre ose që do të mbeten vetëm të braktisur në pleqëri. Vetëm Krishti i ringjallur mund të na nxjerr nga errësira e frikave tona, nga pasiguria e jetës dhe pashpresia, pasi na frymëzon të përqafojmë sakrificën, na siguron që do të kemi shpërblimin dhe na mëson që të mos lakmojmë të panevojshmen, të heqim dorë nga e padobishmja e të mos marrim atë që nuk na takon”, tha ai.

Derisa ftoi të gjithë që ta pranojnë Krishtin.

Gjergji: Krishti është ngjallë

“Krishti është ngjallë dhe ftojmë të gjithë njerëzit të besojnë e të mos kenë frikë ta pranojnë Krishtin sepse duke pranuar Krishtin, ata bëhen bijtë e yjeve dhe jetojnë e kanë mundësi të jetojnë nëpërmjet kësaj bote me vuajtje duke shpresuar në gëzimin e amshuar“, tha ai.

Imzot Gjergji po ashtu ka shprehur urimin për të gjithë myslimanët të kenë agjërim të lehtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat