Avdyli reagon ashpër/ Ka një mesazh për Brnabiq, Vulinin dhe Ganimete Musliu

Aktuale

Avdyli reagon ashpër/ Ka një mesazh për Brnabiq, Vulinin dhe Ganimete Musliu

Nga: M.H. Më: 17 prill 2022 Në ora: 18:54
Haxhi Avdyli

Deputeti, Haxhi Avdyli përmes një shkrimi në Facebook ka reaguar në lidhje me ngjarjet e fundit ditore në vendin tonë.

Ai i ka reaguar, Brnabiq, Vulinit dhe Ganimete Musliut, të cilët sipas tij po kanë frikë nga rritja e buxhetit të ushtrisë duke përmendur Javelin dhe NLAW nga Britania, përcjell “Bota sot”.

Avdyli përmend vendosëmrinë e Zelensky-t që nuk do të jep asnjë pëllëmb toke të Ukrainës duke kujtuar që dikur në Kosovë kanë negociuar për shkëmbim territoresh.

Fatmirësisht koha dhe njerzit kanë ndërruar, e Kosova është në duar të sigurta, shton tutje deputeti.

Postimi i plotë

Nga ngjarjet e ditës.

1.Brnabiq, Vulin dhe ndoshta edhe Ganja tmerrohen që aeroplani madh ushtarak ateron në Prishtinë. Kanë frikë që po rritet buxheti për ushtrinë e që nga Britania na erdhën Javelin dhe NLAW. Sa keq për ta e sa mirë për Kosovën.

2.ZELENSKI i vendosur të mos negocioj për paqe me Rusinë me asnje pëllëmb toke Ukrainase. E dikur këtu në kohë paqe negociohej nga disa liderë të shantazhuar për shkëmbim territoresh e, falje të komunave të Rankoviqit.

Fatmirësisht koha dhe njerzit kanë ndërruar, e Kosova është në duar të sigurta.

Ushtria po forcohet, Kosova po tregon çdo ditë e më shumë se është serioze e respekton veten, e kontribuon për paqen. Kosova po ecë përpara me liderë të drejtë e të pashantazhueshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat