​Gazetarja e parë nga Ukraina arrin në Kosovë

Aktuale

​Gazetarja e parë nga Ukraina arrin në Kosovë

Më: 17 prill 2022 Në ora: 19:21
Lyudmila Makey

Lyudmila Makey është gazetarja e parë nga Ukraina, e cila ka arritur sot në Kosovë, si pjesë e programit “Gazetarët në Rezidencë në Kosovë”.
Makey u detyrua të largohet Ukraina për shkak të luftës dhe AGK do të përkujdeset që ajo të vazhdojë punën nga Kosova.

Pas arritjes në Aeroportin e Prishtinës, Makey tha se është e rrezikshme që të jesh gazetare sot në Ukrainë duke përmendur faktin që forcat pushtuese ruse kanë vrarë 21 gazetarë në Ukrainë deri më tani.

“Falënderoj të gjithë juve që më keni mundësuar të vijë në Kosovë. Ky program më mundëson të mbetem në profesionin e gazetares. Jam thellësisht e prekur me faktin se si njerëz tërësisht të huaj dëshirojnë të na ndihmojnë. Besoj që bashkëpunimi ynë dhe solidariteti nga gazetarët tjerë është një hap i rëndësishëm drejt paqes”, tha ajo.
“Gazetarë në Rezidencë në Kosovë”, është program i iniciuar nga Qendra Evropiane për Liri të Shtypit dhe Medias (ECPMF) dhe Federata Evropiane e Gazetarëve (EFJ), i financuar dhe mbështetur nga Zyra e Kryeministrit, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe Ministria e Punëve të Brendshme.
Programi është duke u zbatuar nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me mbështetjen e dy unioneve të gazetarëve në Ukrainë. Ky program ofron pagë mujore, akomodim në banesë, kushte për punë, kurse të gjuhës dhe të integrimit, si dhe ndihmë psiko-sociale sipas nevojës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat