“Ku je nis kështu oj lop..!”/ Adriana Matoshi fyhet rëndë, shkak veshja e saj në Kuvend

Aktuale

“Ku je nis kështu oj lop..!”/ Adriana Matoshi fyhet rëndë, shkak veshja e saj në Kuvend

Më: 19 prill 2022 Në ora: 15:10
Adriana Matoshi

Deputetja dhe aktorja Adriana Matoshi ka marrë vëmendje me veshjen me të cilën është paraqitur sot në seancën e Kuvendit të Kosovës.

Ajo u paraqit në seancë e veshur me një duks dhe patika. 

Një fotografi me këtë veshje, ajo e ka postuar edhe në llogarinë e saj në Instagram. Mënjeherë pas kësaj, kanë filluar reagimet.

Ka qenë vetë Matoshi, ajo e cila ka publikuar mesazhin që ka marrë nga një grua, e cila e fyen rëndë deputeten. 

“Ku je nis kështu oj lop, se na bane hor, beso që marre që je deputete e Lëvizjes Vetëvendosje. Femër budall. Marre marre. Phuuuuuu”, i ka shkruar ajo deputetes.

Image
Ofendimi ndaj Adriana Matoshit
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat