Akuza për hedhjen e gaz lotsjellësit, Konjufca del para gjykatës

Aktuale

Akuza për hedhjen e gaz lotsjellësit, Konjufca del para gjykatës

Më: 19 prill 2022 Në ora: 16:45
Glauk Konjufca

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, sot ka dalë para Gjykatës Themelore të Prishtinës, për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave zyrtare”.

Konjufca akuzohet se më 10 gusht të vitit 2016 kishte hedhur gaz lotsjellës gjatë mbajtjes së një mbledhjeje të Kuvendit të Kosovës.

Lajmin për Klankosova.tv se kryekuvendari doli para trupit gjykues e bëri të ditur Mirlinda Gashi, zëdhënëse për media në këtë gjykatë.

Konjufca, atëherë ishte deputet në Kuvendin e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat