Shala: KOSTT është në prag të falimentimit

Aktuale

Shala: KOSTT është në prag të falimentimit

Më: 19 prill 2022 Në ora: 17:47
Ferat Shala

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala ka thënë se opozita nuk ka bërë asgjë kundërligjore kur ka kërkuar formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për krizën në energji.

Ai  ka thënë se kërkesa e tyre ka qenë e ligjshme.

“Nuk ka asgjë kundërligjore. Përkundrazi mire kryetarët e grupeve parlamentare e kanë shpjeguar. Deri në një moment edhe ku është lexu neni saktë i Kushtetutës në Kuvend. Këtu nuk ka asgjë që nuk dihet, asgjë që nuk është e shkruar, nuk kemi kërkuar diçka që nuk i përket", tha ai.

Shala theksoi se pozita nuk ka pse i ikë formimit të këtij Komisioni.

“A ka kund në botë që thuhet mos i kërko llogari, transparencë institucioneve të ekzekutivit. Cili është roli i Kuvendit nëse nuk ka debat, transparencë, nëse nuk ka mundësi me zbatu dhe implementu detyrat e tij. Ne si opozitë sot kemi kërkuar implementimi e Kushtetutës, ligjshmërisë dhe krijimin e një trupi i cili do të bëjë transparent tërë procesin. Nëse nuk kanë probleme menaxhuese pse duhet me i ikë kësaj pune”, tha Shala duke shtuar se pozita po frikësohet me krijimin e këtij Komisioni.

Deputeti i PDK-së përmendi se KOSTT është në prag të falimendimit për shkak të borxheve.

“KOSTT-in e kemi para falimentimit. Me dhjetëra milionë borxhe për shkak të mazhorancës që e kanë futur në borxhe”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat