​Osmani-Jashari diskutojnë mbi situatën në Kosovë e rajon

Aktuale

​Osmani-Jashari diskutojnë mbi situatën në Kosovë e rajon

Më: 20 prill 2022 Në ora: 18:35
Foto nga takimi

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim të rregullt komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jasharin.

Me të cilin biseduan mbi situatën në vend dhe rajon.

Në njoftimin e Presidencës thuhet se në takim po ashtu u bisedua mbi hapat që ka ndërmarrë FSK-ja për të adresuar sfidat e mundshme ndaj paqes dhe sigurisë.

Komandanti i FSK-së njoftoi presidenten Osmani lidhur me zbatimin e programeve për ngritje të kapaciteteve të FSK-së dhe bashkëpunimit me shtetet mike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat