​Premtohet mbështetje ndaj sektorit të inovacionit në vend

Aktuale

​Premtohet mbështetje ndaj sektorit të inovacionit në vend

Më: 21 prill 2022 Në ora: 19:20
Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka premtuar sot mbështetje ndaj sektorit të inovacionit në vend.

Në Ditën Botërore të Inovacionit dhe Kreativitetit, kreu qeveritar ka thënë se inovacioni është katalizator transformues, se si Kosova mund të ndryshojë mënyrën e krijimit, prodhimit dhe shitjes së produkteve.

Kurti: Inovacioni, katalizator i ndryshimit transformues të Kosovës

“Inovacioni është katalizator i ndryshimit transformues. Kosova ka nevojë të transformojë mënyrën se si krijojë, prodhon dhe shet produkte. Na nevojitet kreativiteti për ndërtuar dhe prodhuar shërbime të reja dhe për të gjetur mënyra për t’i shituar ato. Derisa qeveria të përkrahë inovacionin dhe botën inovative të krijohet baza ligjore dhe me ndihmën e miqve dhe partnerëve ndërkombëtarë, por vetë inovacioni buron nga populli dhe vetë njerëzit që janë të motivuar të ndërtojnë, krijojnë dhe shesin produktet dhe shërbimet e tyre”, tha ai.

Përkrahje ndaj inovacionit dhe kreativitetit ofroi edhe ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, nën përkujdesjen e së cilës është organizuar diskutimi për inovacion.

Hajdari: Objektivat për inovacion janë të bazuara në prioritetet e qeverisë

“Objektivat e MINT-it për inovacion në sektorin e industrisë janë të bazuar në prioritetet e kësaj qeverie në planin strategjik operacional, planin për strategji kombëtare për ekonomi të qëndrueshme dhe strategjinë për socializimin. Si hapa të qeverisë sonë tani për tani janë përfundimi i dokumentit për politika për inovacion dhe ndërmarrësi, miratimi i Ligjit për inovacion dhe ndërmarrësi, Fondi i inovacionit dhe ndërmarrësisë, aktet nënligjore që adresojnë qartë kushtet dhe kriteret për subvencione dhe grante. Investimet për idetë dhe projektet inovative dhe krijimin e mekanizmave për certifikimin e veprimtarive inovative”, tha ajo.

Bashkëpunim më të madh për inovacion dhe kreativit kërkoi udhëheqës i Qendrës për Transformim Digjital - GIZ, Simon Floeth.

Floeth: Inovacioni dhe kreativiteti duhet të mbështetet

“Jemi të fokusuar në këtë bashkëpunim potencialin kreativ të njerëzve. Si ata të përdorin ketë potencial që të kthejnë në zhvillim ekonomik dhe për të tjerët… Kjo ndodh vetëm duke ndërlidhur idetë e mira me njerëzit e duhur në një mjedis të duhur. Kjo e mundëson inovacionin e vërtetë”, tha ai.

Ndërsa, Sandra Horina, konsulle dhe udhëheqëse e Agjencisë Austriake për Zhvillim, tha se inovacioni dhe kreativiteti duhet të orientohet në ruajtjen e mjedisit.

Horina: Inovacioni dhe kreativiteti duhet të orientohet në ruajtjen e mjedisit Video:

“Ka nevojë urgjente për të kuptuar rëndësinë e kreativitetit dhe inovacionit si të ruajmë tokën dhe planetin tonë… Inovacionin dhe kreativitetin duhet të orientojmë për të ruajtur mjedisin tonë”, tha ajo.

Nga ana tjetër mbështetje më të madhe nga institucionet kërkoi ndërmarrësja nga industria kreative, Yllka Brada.

Brada: Institucionet duhet të na përkrahin

“Institucionet duhet të na përkrahin pasi suksesi jonë është edhe suksesi i vendit. Ne krijuesit do të vazhdojmë të jemi të motivuar dhe të punojmë pa orar të demonstrojmë dhe motivojmë të tjerët se puna mund të shpërblehet”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat