Skandali për 600 mijë euro/ Sadri Ramabaja e quan furtunë të luftës hibride sllave: Martin Berisha mbetesh burrë Shqipnie!

Aktuale

Skandali për 600 mijë euro/ Sadri Ramabaja e quan furtunë të luftës hibride sllave: Martin Berisha mbetesh burrë Shqipnie!

Nga: N. Sh. Më: 22 prill 2022 Në ora: 14:37
Sadri Ramabaja

Mbrëmë u raportua për një skandal në media që ka të bëjë me ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishën.

Por sot Berisha ka reaguar për skandalin me 600 mijë euro të cilin e ka quajtur “shpifje”.

Në mbrotje të ambasadorit ka dalur analisti politik prof. Sadri Ramabaja.

Përmes një postimi në facebook, Ramabaja e quan burrë Shqipënie, ndërsa shton të pathyer e bën dinjiteti i tij si shkencëtar malësor.

Ramabaja këtë e quan furtunë të luftës hibride sllave.

Reagimi i plotë:

Miku im, qëndro VERTIKALISHT!

Kalon edhe kjo furtunë e luftës hibride sllave e lloit të vet; të pa thyer të bën DINJITETI Yt si shkencëtar e malësor.

Prandaj mbetesh burrë Shqipnie!

Respekt!

MARTIN BERISHAJ:

Shpifjet nuk kalojne!

Pavarësisht nga fushata parazgjedhore në Slloveni dhe ballafaqimi i fundit i mbrëmshem në mes akterve kryesor politik, i z. Janša dhe z. Golob, ku u mohua shkrimi i Planet tv lidhur me emrin tim, nga sot, padia ime kunder portalit ne fjalë, hap rrugë per fjalen e fundit gjykatës.

Nuk është e drejtë të jemi thjesht të sigurtë në drejtësi dhe në të vërtetë. Duhet edhe ta mbrojmë drejtësinë dhe te vërtetën. Përndryshe shpifjet bëhen normale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat