Projektligji për tekste shkollore, Nagavci: Po përmbyllim maratonën disa vjeçare

Aktuale

Projektligji për tekste shkollore, Nagavci: Po përmbyllim maratonën disa vjeçare

Më: 22 prill 2022 Në ora: 15:43
Foto nga takimi

Ministrja e Ministrisë së Arsimit, Arbërie Nagavci sot bëri të ditur se është hartuar draft Projektligji për tekste shkollore.

Nagavci përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka thënë se ekipi hartues i Projektligjit për tekste shkollore ka përmbyllur me sukses maratonën disavjeçare, në zhvillim të këtij projektligji.

Sipas saj, draft Projektligji për tekste shkollore parasheh mekanizma të mirëfilltë të transparencës dhe llogaridhënies.

Po jetësohet synimi jonë i kamotshëm për tekste shkollore më cilësore! Reforma për tekste shkollore do të ketë trajtën e duhur. Ristrukturimi i procesit të hartimit, vlerësimit dhe botimit të teksteve shkollore do të mundësojë përzgjedhjen e teksteve shkollore që kanë cilësi, përmbajtje të saktë gjuhësore e shkencore, dhe përputhje me kurrikul”, shkroi Nagavci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat