Avdyli thotë se fitorja e Macron është lajm i mirë për demokracinë, por ka një “lajm të keq” për Kosovën

Aktuale

Avdyli thotë se fitorja e Macron është lajm i mirë për demokracinë, por ka një “lajm të keq” për Kosovën

Nga: A.SH Më: 24 prill 2022 Në ora: 20:45
Albin Kurti dhe Emmanuel Macron

Emmanuel Macron fitoi edhe një mandat presidencial në Francë.

Për këtë deputeti i listës “Guxo”, Haxhi Avdyli ka thënë se me këtë rasti fitoi demokracia, dhe ky është një lajm i mirë.

Por, ai thotë se në Kosovë lajm i keq është që njerëzit elitar si Milazim Krasniqi ngrisin kokë me thirrje për eliminim, e racizëm krahinor.

Postimi në Facebook:

Lajm i mirë për demokracinë, për vlerat e tolerancës e bashkejetësesës Europiane, do jetë fitorja e Makron në Francë.

Lajm i keq për Kosovën që të ashtuquajtur njerëz elitar si Milazim Krasniqi ngrisin kokë me thirrje për eliminim, e racizëm krahinor.

Sot duhet ti themi të gjithë stop diskriminimit racor, fetar, krahinor por edhe gjinor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat