Presidentja Osmani e pret delegacionin amerikan në zyrë

Aktuale

Presidentja Osmani e pret delegacionin amerikan në zyrë

Më: 25 prill 2022 Në ora: 14:46
Vjosa Osmani

Ndihmës-Sekretarja e ShBA-së për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried dhe Zëvendës-Ndihmës Sekretari për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar do të zhvillojnë takim sot me presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.

Lajmi u bë i ditur nga Presidenca e Kosovës. Takimi zhvillohet në ora 17:00.

Pas këtij takimi, shefja e shtetit bashkë me Donfried do të deklarohen për media.

Para pak minutash, kryeministri Albin Kurti priti në takim ambasadorët e vendeve të QUINT-t dhe shefin e zyrës së BE-së Kosovë. 

Nga Zyra e Kryeministrit njoftuan se në takim u diskutua për zhvillimit politike në vend dhe situatën politike në rajon.

Po ashtu, takimi i delegacionit të Departamentit të Shtetit me shefin e Qeverisë  do të zhvillohet në orën 18:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat