Arbana Xharra pas shtrimit të “iftarit madhështor” në Prishtinë: Tani ka mbetur të vendosin edhe Sheriatin

Aktuale

Arbana Xharra pas shtrimit të “iftarit madhështor” në Prishtinë: Tani ka mbetur të vendosin edhe Sheriatin

Më: 26 prill 2022 Në ora: 23:17
Pamje nga iftari i shtruar në Prishtinë

Gazetarja Arbana Xharra ka postuar fotografi nga iftari i shtruar për qytetarët në kryeqytet.

Ajo në një postim në Facebook ka thënë se kjo gjë bëhet me qëllim, për të demonstruar pushtetin politik të fesë islame në Kosovë. 

“Nëse doni me kallxu që jeni rrite, e që Kosova dalëngadalë po shndërrohet në shtet Islamik, keni metoda të tjera”, shkruan mes tjerash gazetarja.

Më tej ajo përshkruan se si më herët muaji i Ramazanit është mbajtur në mënyrë private nga familjet shqiptare.

Postimi i plotë:

“Sa e mbaj mend në Kosovë, familjet kanë bo iftare nëpër shtëpite e tyre, pa e ba të madhe.

Kur janë ndezë dritat e xhamise, ata që janë kanë me Ramazan e kanë prishe me një pikë ujë e një hurme.

Fene e kane mbajte për veti. Bile brenda një familje dikush ka qenë me Ramazan e dikush jo, s’është diskutu ajo punë, as që është imponu.

Kjo çka po ndodh ne Kosove, organizimi i iftareve ne asfalt, s’është tjetër pos demonstrim pushteti.

S’di pse po i jepni zor kaq shumë.

N’dorë të Allahit është me ju bo kabul ose jo.

Nëse doni me kallxu që jeni rrite, e që Kosova dalëngadalë po shndërrohet në shtet Islamik, keni metoda të tjera.

Si duket shpejtë ka me pas zgjedhje, futuni garës merrni vota, ndrrojeni Kushtetutën prej sekulare në sheriat.

S’ka kush qe ju ndale”, shkruan ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat